CEO
Të dashur Kolegë –
Dëshiroj t’ju falenderoj të gjithë ju që keni kontribuar në përmbatjen e faqes së web të IFAC Covid-19 Resources. Ndërkohë që ne të gjithë vijojmë të ndeshemi me sfida të reja dhe situata të panumërta, është kënaqësi të shohësh që profesioni është mbledhur së bashku për të ndarë informacion dhe njohuri që janë të dobishme për të gjithë. Gjithashtu vlerësoj komentet inkurajuese të shumë prej jush.
Siç është premtuar, ne do të vazhdojmë të shtojmë çdo ditë materiale dhe udhëzime të reja në lidhje me Covid- 19. Për lehtësi referimi, tashmë ne kemi riorganizuar përmbajtjen sipas temave përkatëse. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë faqen e web në një mënyrë që besojmë se plotëson më mirë nevojat tuaja. Duke filluar nga sot, çështjet do të ndahen sipas fushave:
- Auditim
- Reportim Financiar
- Vijimësia e Biznesit & Menaxhimi i Krizës
- Mirëqenie Profesionale & Personale
- Informacione të Përgjithshme (ky seksion do të përmbajë qendrat e Covid-19 dhe faqet SSB të organizatave anëtarëve)
- Artikujt Gateway (këta artikuj do të jenë të referuar në segmentet e temave, kur është e përshtatshme)
Ne gjithashtu kemi shtuar një faqe të re për Online CPD Services for PAOs, (Kualifikimin e Vijueshëm Profesional online për Organizatat Profesionale të Kontabilitetit) e cila gjithashtu mund të aksesohen nga faqja Covid- 19. Këtu ju mund të gjeni burime të shumta nga anëtarët e IFAC-ut, të cilët janë të gatshëm t‘ju ndihmojnë për të realizuar online kualifikimin e vijueshëm profesional për anëtarët tuaj. Ne mbështesim fuqimisht vijimin e kualifikimit profesional për profesionistët kontabël në mbarë botën, dhe unë do të doja të falenderoj edhe njëherë organizatat anëtare që tashmë i kanë në venë në dispozicion këto burime. Ne ju inkurajojmë të përfitoni nga kjo mundësi e rëndësishme. Për pyetjet që mund të keni, informacione shtesë ose për të kontribuar në këtë çështje lutem të kontaktoni me Alta Prinsloo, në AltaPrinsloo@ifac.org.
Së fundi, Bordet e Hartimit të Standardeve Ndërkombëtare janë duke ofruar udhëzime specifike për profesionin lidhur me standardet sipas fushave që ata mbulojnë. Linku me këto informacione mund të gjendet në faqen e IFAC-ut Covid- 19 ose në IAASB Covid-19 dhe IPSASB Covid-19. Së shpejti do të hapet edhe faqja e IESBAs.
Si gjithmonë, ne mirëpresim përshtypjet, pyetjet dhe informacionet tuaja. Nëse ju keni materiale shtesë për të ndarë, jeni të lutur të dergoni ato në drejtim të Bhumi Jariwala në BhumiJariwala@ifac.org.
Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj profesionit, dhe në emër të IFAC, shpresoj që të qëndroni të sigurt dhe të shendetshëm në ditët në vazhdim.
Qëndroni Shëndoshë dhe Mirë!
Kevin