Pagesa e kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për tremujorin e tretë të 2020

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të gjithë tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14.000.000 lekë, që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, telekomunikacionit, tregtimit të produkteve farmaceutike, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duhet të kryejnë pagesën e këstit tremujor të Tatimit mbi Fitimin për periudhat tatimore Korrik, Gusht, Shtator 2020 brenda datës 30 Shtator 2020.

Informacionin e përditësuar mbi afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore mund ta gjeni në 
https://www.tatime.gov.al/kalendar.php

Administrata Tatimore nxit të gjithë tatimpaguesit të tregojnë korrektesë në zbatimin e Legjislacionit Tatimor, si dhe në deklarimin dhe pagesën brenda afateve të detyrimeve tatimore.