Ditën e hënë, në datën 15 Korrik, ora 10.00 në ambientet e Ministrisë së Financave, u organizua një takim konsultativ me palët e interesit për të diskutuar rreth ndryshimeve qe Ministria e Financave me mbështetjen e programeve të ndryshme të Bankës Botërore (BB), ka realizuar koordinimin e aktiviteteve në përgatitjen e ndryshimeve të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar, të ndryshuar” (bashkëlidhur gjeni projekt-ligjin përkatës).
Ne kete takim konsultativ ishin te pranishem:
a) Nga IEKA kryetari KD z.Berti Pashko, Drejtori Ekzekutiv z.Doranin Agalliu;
b) Ministria e Financave znj. Vasilika Vjero, z.Dritan Fino, znj.Erisa Rodhani,
c) Koodinatori i Bankes Boterore z.Oltian Hyso
d) Bordi Mbikqyrjes Publike znj. Erjola Vejzati;
e) Nga IKM drejtori ekzekutiv z. Dashamir Begaj;
f) Nga SHKFSH z.Sherif Bundo dhe drejtori ekzekutiv
g) Shoqerite e auditimit perkatesisht: Deloitte & Touche znj.Enida Cara, Grant Thornton z.Kledi Kodra, Mazars z. Teit Gjini, RSM z.Julian Saraci.
Ky takim ka diskutime rreth ketij ligji i cili ka patur si qëllim kryesor përmirësimin e profesionit të audituesit ligjor si dhe përafrimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator të fushës së kontabilitetit dhe auditimit të vendit tonë me praktikat më të mira si dhe direktivat dhe rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian (BE), ndryshimet kryesore të propozuara lidhen me këto fusha kryesore:
• Përcaktim më të qartë të njësive që janë të detyruara të kryejnë auditimin ligjor.
• Një element i rëndësishëm që vjen si risi, mbështetur në direktivat e BE në lidhje me auditimin ligjor dhe të kontabilitetit të sektorit privat, është përfshirja e detyrimit ligjor për audituesit ligjorë të dhënies së sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë. Aktualisht, një raportim i tillë në vendin tonë është përfshirë pjesërisht në ligjin nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
• Qartësimin e procesit dhe koncepteve të lidhura me auditimin ligjor të NJEIP, bazuar në rregulloren e BE.
• Qartësim më i plotë në lidhje me realizimin e disa procedurave bazë të punës që duhet të kryhen nga audituesit ligjorë, në mbështetje të përcaktimeve që ka dhe direktiva përkatëse.
• Gjithashtu, në kuadër të qartësimit më të madh dhe përmirësimit të problematikave të evidentuara më parë në lidhje me zbatueshmërinë e ligjit aktual, ndryshime të vogla janë realizuar dhe në disa aspekte të përshtatura me kontekstin lokal si: në procesin e kontrollit të cilësisë, në qartësimin më të madh të roleve dhe funksioneve të institucioneve rregullatore të kësaj fushë, në rritjen e zbatueshmërisë së standardeve të auditimit si dhe në qartësimin e sistemit të masave sanksionuese.