Njohja me Kodin e IESBA-së, fokusimi tek temat kryesore të Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël

Profesionistët kontabël ndeshen shpesh gjatë punës së tyre me situata të komplikuara që kërkojnë zgjidhje pragmatike dhe etike. Për të ndihmuar në trajtimin e këtyre situatave, IFAC ka planifikuar një seri publkimesh të titulluara “Njohja me Kodin e IESBA-së”.

“Njohja me Kodin e IESBA-së”, përbëhet nga dymbëdhjetë publikime mujore, të cilat fokusohen në një vështrim të hollësishëm të Kodit të Etikës për Profesionistët Kontabël (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë) (Kodi). Këto publikime nxjerrin në pah në mënyrë praktike aspekte të ndryshme të Kodit të Etikës që kanë të bëjnë me situata reale, duke vendosur një fokus të veçantë në rishikimet më të fundit të Kodit.

Kodi Ndërkombëtar i Etikës për Profesionistët Kontabël (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë) ka hyrë në fuqi më 15 Qershor 2019, versionin e plotë të së cilës mund ta gjeni të përkthyer në gjuhën shqipe në faqen e internetit të IEKAs. Përveç ndryshimeve të shumta në strukturë, Kodi i Etikës përmban rishikime thelbësorë, përfshirë këtu edhe kuadrin konceptual, i cili shpjegon se si profesionistët kontabël duhet të zbatojnë Kodin në mënyrë për të qenë në pajtueshmëri me parimet thelbësore etike dhe kur është e nevojshme, të jenë të pavarur.

Seria e publikimeve “Njohja me Kodin e IESBA-së” ka për qëllim që të lehtësojë implementim e Kodit të Etikës si dhe të informojë profesionistët kontabël mbi temat më të rëndësishme të Kodit.

Në vijim mund të lexoni pjesët 1-6 të “Njohja me Kodin e IESBA-së”:

  1. Njohja me Kodin e IESBA-së, Pjesa 1: Pesë Parimet Themelore
  2. Njohja me Kodin e IESBA-së, Pjesa 2: Kuadri Konceptual – Hapi 1, Identifikimi i Kërcënimeve
  3. Njohja me Kodin e IESBA-së, Pjesa 3: Kuadri Konceptual – Hapi 2, Vlerësimi i Kërcënimeve
  4. Njohja me Kodin e IESBA-së, Pjesa 4: Kuadri Konceptual – Hapi 3, Adresimi i Kërcënimeve
  5. Njohja me Kodin e IESBA-së, Pjesa 5: Pavarësia
  6. Njohja me Kodin e IESBA-së, Pjesa 6: Konfliketet e Interesit

Pjesët e tjera të “Njohja me Kodin e IESBA-së” do të publikohen nga IEKA gjatë muajve në vijim.