KUJTESË për Kandidatët Auditues Ligjorë!
Dorëzimi i vlerësimit për 6- mujorin e I-rë të praktikës profesionale
Në plotësim të detyrimeve që burojnë nga rregullat e profesionit, kandidatët që ndjekin praktikën profesionale duhet të dorëzojnë pranë IEKA-s vlerësimin e drejtuesit të praktikës profesionale për 6 mujorin e I-rë 2021 brenda datës 10 korrik 2021.
Sipas kërkesave të përcaktuara në Seksionin 5 pika 5.3 të Rregullores së Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional paragrafi:
Audituesi Ligjor apo shoqëria audituese, që ka nënshkruar kontratë me kandidatin, i raporton Institutit vlerësimin e tij çdo gjashtë muaj për ecurinë e këtij të fundit dhe për përfundimin e praktikës profesionale. Raportimi bëhet brenda datës 10 të muajit pasardhës.
Vlerësimi duhet të dërgohet i nënshkruar dhe i vulosur nga drejtuesi i praktikës profesionale.