Njoftim per Vendimet e Asamblese se Anetareve te dates 20.12.2014

Në datën 20 Dhjetor 2014 Asambleja e Përgjithshme të Anëtarëve, e cila u zhvillua në mjediset e Radison Blue Resort & SPA, në Dubrovnik, Kroaci, shqyrtoi Propozimet e Këshillit Drejtues të IEKAs. Në përfundim të Mbledhjes u procedua me votimin ku u miratuan vendimet më poshtë:

1. Ndryshimet  në Statutin e IEKAs, miratuar me Vendimin nr. 108 datë 20.12.2014. Kliko ketu
     Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas miratimit nga Ministri i Financave.

2. Tabela lidhur me afatet kohore të auditimit ligjor, miratuar me vendimin nr. 109 datë 20.12.2014.

Varianti 2

Totali i Aktivit me të Ardhurat Niveli referues
Deri ne 70 milion 30 orë
70 – 150 milion 30 – 40 orë
150 – 500 milion 40 – 70 orë
500  –  1 miliard 70 – 100 orë
1 – 2 miliard 100 – 160 orë

       
   Këto ndryshime hyjnë në fuqi, pas miratimit nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike të EKR.

3. Eksperti kontabël i cili do të auditojë Pasqyrat Financiare të Institutit për vitin 2014, – zj. Mirjeta Emini dhe zj. Rajmonda Reveli, miratuar me vendimin nr. 110 datë 20.12.2014.

4. Anëtare e Komitetit të Kontrollit të Brendshëm të IEKAs – zj. Vjollca Dervishi, miratuar me vendimin nr. 111 datë 20.12.2014.