Njoftohen të gjithë Kandidatët fitues të titullit “Auditues Ligjor” dhe “Kontabilist të Miratuar” që kanë kaluar me sukses provimet e aftësive profesionale, gjatë sezonit të provimeve 2019, se në datat 4 – 12 shkurt 2021, gjatë orarit 14.00 – 16.00 do të bëhet shpërndarja e Certifikatave për këto tituj. Tërheqja e certifikatave do të bëhet pranë sekretarisë së IEKAs.
Kandidatët që nuk e kanë të mundur të paraqiten personalisht për të tërhequr Certifikatën, mund të autorizojnë një person të afërt për të kryer tërheqjen e saj. Personi duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Lutem të respektoni orarin e mësipërm.