Më datë 14.06.2022, në ambjentet e Hotel Tirana International u zhvillua Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Në mbështetje të nenit 9.4 dhe 17.2 të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, në këtë mbledhje u votua për 3 (tre) anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues.
Në zgjedhjet e zhvilluara në Asamblenë e Përgjithshme për anëtarët e Këshillit Drejtues morën pjesë 173 anëtarë nga të cilët votuan 158 prej tyre.
Në mbështetje dhe zbatim të Vendimit Nr.155, datë 14.06.2022, të Komisionit të Votimit dhe Numërimit dhe të Proces-Verbalit Nr.9, datë 14.06.2022, “Për shpalljen e rezultateve të votimit”, rezulton se 3 (tre) anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues janë:
1. Ilda Duhanxhiu
2. Kamela Hasko
3. Desara Liko
Sa më sipër, në zbatim të nenit 17.3 të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, Mandati i anëtarëve të rinj të zgjedhur sipas paragrafit 17.2 përfundon së bashku me mandatin e anëtarëve të zgjedhur më parë, të cilin ata zëvendësojnë.
Përbërja e Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është:
1. Berti Pashko (Kryetar)
2. Shpresa Breçani (Nën Kryetar)
3. Edrian Meslani
4. Esmeralda Balluku
5. Desara Liko
6. Ilda Duhanxhiu
7. Kamela Hasko