Njoftim për rezultatin e votimit për anëtarët e ri të Këshillit Drejtues

Më datë 15.10.2021, në ambjentet e pallatit të Kongreseve, u zhvillua Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Në këtë mbledhje, ndër të tjera, u votua dhe për anëtarët e ri të Këshillit Drejtues.

Në mbështetje dhe zbatim të Vendimit Nr.150, datë 15.10.2021, të Komisionit të Votimit dhe Numërimit dhe të Proces-Verbalit Nr.9, datë 15.10.2021, “Për administrimin e materialeve të votimit të tretë, nxjerrjen dhe shpalljen e rezultateve të votimit të tretë”, rezulton se anëtarët e ri të Këshillit Drejtues janë:

1. Erjon Saraci, 5. Shpresa Berçani, 

2. Berti Pashko, 6. Esmeralda Balluku, 

3. Nuriona Bërdica, 7. Orjana Kalaja,

4. Edrian Meslani, 

Sa më lart, ju njoftojmë se, në mbështetje dhe zbatim të pikës 6 dhe 7, të nenit 16, të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, “Instituti Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” mbledhja e konstituimit të Këshillit të Ri Drejtues, do të mbahet më datë 01.11.2021, ora 11:00, pranë zyrave të IEKA-së.

Sa më sipër, në mbështetje dhe zbatim të pikës 7, të nenit 16, të Statutit të IEKA-s, ftohen të marrin pjesë, në këtë mbledhje, Anëtarët e mëparshëm të Këshillit Drejtues.

Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se mbledhja do të jetë e aksesueshme online nëpërmjet platformës ZOOM, për të gjithë anëtarët e IEKA-s që dëshirojnë të ndjekin këtë mbledhje. 

Ju bëjmë me dije se, në mbështetje dhe zbatim të nenit 3, si dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar kemi ftuar dhe Bordin e Mikëqyrjes Publike të marri pjesë në këtë mbledhje konstituimi të Këshillit të ri.