Datat e regjistrimit vijojnë më: 1 – 15 Nëntor 2024
Programi i studimeve post master për marrjen e titullit “Auditues Ligjor” realizohet pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) me kohëzgjatje normale jo më pak se 3 vite kalendarike;
Disiplinat dhe veprimtaritë formuese që zhvillohen në këtë program studimi, përfshijnë modulet profesionale të një niveli të avancuar, si më poshtë:
1. Moduli Raportimi Financiar i Avancuar;
2. Moduli Taksimi i Avancuar;
3. Moduli Legjislacioni i Biznesit i Avancuar;
4. Moduli Auditim dhe Dhënie Sigurie i Avancuar
5. Moduli Drejtimi i Performancës i Avancuar
6. Moduli Etika Profesionale.
DOKUMENTAT QË DUHET TË DORËZOHEN PËR TU PRANUAR NË PRAKTIKËN PROFESIONALE?
Mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s:
1. Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshëm Profesional (KEKV);
2. CV e aktualizuar;
3. Kartë Identiteti (kopje);
4. Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”1 ose;
b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
c) Diplomat e barasvlershme me to.
Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to.
5. Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
6. Dëshmi penaliteti;
7. Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
8. Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me kohë të plotë me punëdhënës të tjerë, duke filluar nga që nga 01 Janar 2025;
9. Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
10. Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Lutem të gjeni llogaritë bankare të IEKA-s për pagesën e tarifës së aplikimit 4000 leke:
Intesa SanPaolo Bank
Llogaria/Account – 1008131801 IBAN – AL11208110080000001008131801 LEK
Banka Kombëtare Tregtare
Llogaria/Account – 402034661 IBAN – AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
Raiffeisen Bank
Llogaria/Account – 0100003298-ALL IBAN – AL89202110130000000100003298 ALL
Mandati i pageses duhet te jete pjese e dokumentave se bashku me kerkesen per aplikimin ne programin postmaster per AL.