Njoftohen të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Provimin e datës 8 qershor, ”Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të njësive ekonomike të biznesit (personave juridikë), përfshirë përdorimin e sistemeve të informacionit dhe të informatikës” që provimi do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, pranë Universitetit të Tiranës.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID).
Provimi do të fillojë në orën 15:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.
Kandidatët duhet të jenë të pranishëm në sallën e provimit të paktën 15 minuta përpara se të fillojë provimi.
Shënim:
Afati i kryerjes së pagesës për secilin provim do të jetë deri 3 ditë përpara se kandidatët të hyjnë në provimin përkatës. Dokumenti bankar që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet në kopje fizike ose elektronike (të skanuar) pranë sekretarisë teknike të KPAP-së, dhe strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomisë).