Njoftim për provimin datë 11 korrik 2018

Njoftohen të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Provimin e datës 11 korrik 2018”Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e  ndërkombëtare të raportimit financiar” që provimi do të zhvillohet në ambjentet e Hotel Tirana International.

Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe makinë llogaritëse.

Provimi do të fillojë në orën 14:00 dhe kandidatët duhet të jenë të pranishëm në sallën e provimit deri në orën 13:45.

Shënim:
Afati i kryerjes së pagesës për këtë provim do të jetë deri 3 ditë përpara datës së provimit. Dokumenti bankar që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet në kopje fizike ose elektronike (të skanuar) pranë sekretarisë teknike të KPAP-së, dhe strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomisë). (info@ieka.al dhe info@bmp.al )

Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr.i llogarisë: 434003100
IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI
Përshkrimi: Tarifë për provimin e pare
Shuma: 15.000 lekë