Njoftim për paraqitje kandidature për anëtar të KID

Këshilli Drejtues i IEKAs, do të përzgjedhë nje anëtar për Komitetin e Investigimit dhe Disiplinës për periudhën deri në 11.04.2017, duke qënë se nje nga anëtarët ekzistues për arsye personale nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas nenit 4 dhe 5 të Rregullores së Invesitigimit dhe Disiplinës, Këshilli Drejtues fton anëtarët e Institutit që dëshirojnë të kandidojnë për t’u përzgjedhur si anëtar të Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të bëjnë një paraqitje të kandidaturës me shkrim.

Neni 13.3 i Statutit përcakton që Nuk mund të zgjidhen në organet e Institutit:

  • Anëtarët që rezultojnë se nuk kanë shlyer kuotat e anëtarësisë,
  • Anëtarët të cilët prej tre vjetëve përpara datës së mbledhjes kanë qënë subjekt i një mase disiplinore sipas nenit 56 të Ligjit.
  • Dy apo më shumë anëtarë të cilët kanë paraqitur kandidaturën për t’u zgjedhur në organet drejtuese të tij dhe kanë cilësinë e ortakut në të njëjtën shoqëri auditimi.  

Të interesuarit të dërgojnë kërkesën dhe një CV, brenda datës 15.06.2015 në adresën:
IEKA, Rr. e Elbasanit, Pallati Edil Al-It, Zyra 321, P.O.Box 1437, Tiranë.