Njoftim për orën dhe vendin e provimit për AL/KM datë 20 tetor 2018

Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor/Kontabilist i Miratuar që do të marrin pjesë në Provimin e datës 20 tetor 2018”Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë” se provimi do të zhvillohet në ambjentet e Hotel Tirana International.

Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 14:00).

Provimi do të zhvillohet nga ora 14:30 deri në orën 18:30.

Suksese!