Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor që do të marrin pjesë në Provimin e datës 8 dhjetor 2018, ”Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të njësive ekonomike të biznesit (personave juridikë); Përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës” se provimi do të zhvillohet në ambjentet e Hotel Tirana International.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 14:00).
Provimi do të zhvillohet ne orarin 14:30 – 18:30.
Suksese!