Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor që do të marrin pjesë në Provimin e datës 18 tetor 2019, “Qeverisja e shoqërive tregtare dhe zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe të biznesit” se provimi do të zhvillohet në ambjentet e Hotel Tirana International.
Provimi do të zhvillohet nga ora 14:30 deri në orën 18:30.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe makinë llogaritëse, si dhe të paraqiten 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 14:00).
Suksese!