Njoftim për orën dhe vendin e provimit për AL datë 18 shtator 2019

Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor që do të marrin pjesë në Provimin e datës 18 shtator 2019, “Procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit” se provimi do të zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, hyrja përballë Hotel Rogner, salla A.

Provimi do të zhvillohet nga ora 14:30 deri në orën 18:30.

Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe makinë llogaritëse, si dhe të paraqiten 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 14:00).

Suksese!