Njoftim per Kualifikimin e Vijueshem – Sesioni I dhe Asamblene e Pergjithshme te Anetareve te dates 30 qershor 2016.

Në periudhën 29 qershor – 1 korrik 2016, në qytetin e Pogradecit, u zhvillua Sesioni I i Kualifikimit të Vijueshëm të Anëtarëve gjatë të cilit u trajtuan tema në lidhje me 
Ndryshimet e Ligjit 10091, Raportimin Financiar, Auditimin, fushën e tatimeve etj, si me poshtë:

  1. Ndryshimet e Ligjit 10091 datë 05.03.2009
  2. Modifikimet e Raportit të Audituesit të Pavarur, llojet e modifikimeve të opinionit dhe përmbajtja e opinionit për cdo rast – SNA 705
  3. Procedurat Tatimore. Ndryshimet e Pritshme
  4. Transferimi i Cmimit
  5. Grantet dhe forma të tjera të ndihmës -SKK 10,
  6. Marrëveshjet koncensionare – SKK 13
  7. Ndryshimet kryesore në SNRF (SNRF 9 – SNRF 16)
  8. Rast Studimor

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKAs e cila përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të Institutit u zhvillua në datën 30 Qershor 2016, në ambjentet e Hotel 
Millenium në Pogradec dhe shqyrtoi Raportet dhe Propozimet e Këshillit Drejtues të IEKAs. Në përfundim të Mbledhjes, u procedua me votimin ku u miratuan vendimet si më poshtë:

  1. Raporti për Veprimtarinë e Këshillit Drejtues gjatë vitit 2015 dhe llogaritë vjetore 2015.
  2. Raporti i Komitetit të Kontrollit të Brendshëm për ushtrimin financiar 2015.
  3. Buxheti i vitit 2017.
  4. Realizimi i një Aktiviteti (Konference/mbledhje) jashtë vendit për anëtarët e Institutit me kufi financimi 300 euro për anëtar.