Njoftim mbi takimin e zhvilluar me Kryetarin, Drejtorin Ekzekutiv dhe Anëtar të Bordit të (SHKÇAK)

Në datë 30.09.2022, pranë ambienteve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK). Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Bordit të (SHKÇAK) z. Nazmi Pllana, Drejtori Ekzekutiv znj. Ardiana BUNJAKU si dhe Anëtar të Bordit të (SHKÇAK) z. Lulzim ZEKA dhe z. Sakip IMERI. Përfaqësuesit e (SHKÇAK) u pritën nga Kryetari i Këshillit Drejtues, z. Berti PASHKO, Drejtori Ekzekutiv znj. Arminda QYLAFKU dhe Kryetari i Komitetit të Kualifikimit të Vijueshëm Profesional z. Edrian MESLANI. Në këtë takim u diskutua mbi funksionimin dhe mbarëvajtjen e institucioneve respektive dhe shkëmbimi i eksperiencave në funksion të ecurisë së profesionit të Audituesit Ligjor duke ofruar standardet më të larta që ky profesion mund të ofrojë. Gjithashtu, u diskutua mbi forcimin e urave të komunikimit me qëllim mundësimin e projekteve të përbashkëta.