Njoftim mbi takimin e zhvilluar me Kryetarin dhe Drejtorin Ekzekutiv të BMP-së

Në datë 03.02.2022, pranë ambienteve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) dhe Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP). Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Këshillit Drejtues, Z. Berti PASHKO, zv.Kryetarja e Keshillit Drejtues, znj. Shpresa BRECANI dhe Drejtori Ekzekutiv i IEKA-s, Znj. Arminda QYLAFKU. Përfaqësuesit e IEKA-s u pritën në takim nga Kryetari I BMP-së, Z. Dritan FINO, dhe nga Drejtori Ekzekutiv I BMP-së, Z. Aldo SPAHIU.

Ky takim kishte si qëllim rritjen e mëtejshmë të bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy institucioneve me qëllim përmirësimin  dhe  forcimin  e  mbikëqyrjes   të  profesionit  të audituesit ligjor. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua nga përfaqësuesit e institucioneve ndryshimet e fundit të bëra në kuadrin rregullator, si dhe u analizuan arritjet që sollën këto ndryshime dhe a ishin këto sipas pritshmërive dhe parashikimeve për përmirësimin e profesionit të audituesit ligjor. Në këtë takim, po ashtu u diskutua dhe për problematikat e hasura në kryerjen e funksioneve të secilit institucion të parashikuara dhe krijuara nga legjislacioni kombëtar dhe a janë këto procese ose praktika në përputhje dhe në harmoni me praktikat ndërkombëtare. Kjo analizë coi dhe në diskutime të tjera ku ndryshimi dhe përmirësimi i kuadrit rregullator është i nevojshëm, pasi vetë fusha e audituesit ligjor dhe baza ligjore në të cilën ky profesion funksionon është gjithmonë në zhvillim dhe përmirësim dhe në arenën ndërkombëtare, ku dhe institucionet e vendit tonë synojnë përafrimin e kuadrit rregullator me atë ndërkombëtar, duke dashur që të arrihen gjithnjë standardet më të mira që ky profesion mund të ofrojnë ndaj publikut.