Në mbështetje dhe zbatim të ligjit, Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar,të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, vendimit Nr.53, date 19.11.2021, të Këshillit Drejtues, ju njoftojmë se:
- Komiteti i Kontrollit të Brendshëm do të ketë në përbërje të tij tre anëtar, të cilët do të zgjidhen në mbledhjen e Asamblese së Anëtareve të IEKA-s, që do të zhvillohet me datë, 22.12.2021, ora 10:00, pranë ambjenteve të Hotel Tirana International, salla Classic.
- Ftohen të gjithë anëtarët që plotësojnë kërkesat e nenit 13.33 të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, të kandidojnë për të plotësuar tre vendet vakante të KKB-së.
- Në mbështetje të nenit 24.7 të Satutit, kandidaturat do të paraqiten pranë Kryetarit të Këshillit Drejtues deri më datë 22.12.2021, ora 10:00.