22/02/2022
Të nderuar anëtare!
Me dëshirën për të rritur transparencën dhe në zbatim të vendimit nr.12, datë 17.02.2022 “Për dërgim për mendim të disa rregulloreve pranë anëtarëve aktivë të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” të Këshillit Drejtues, bashkëngjitur do të gjeni:
- draft-rregulloren e “Komitetit të Edukimit dhe Praktikes Profesionale të kandidatëve për Auditues Ligjor”;
- draft-rregulloren “Për Komitetin e Kualifikimit të Vijueshëm”;
- draft-rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Standardeve Profesionale dhe Etikës Profesionale”.
Nëse keni komente, sugjerime ose mendime, të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e këtyre drafteve, lutemi t’i përcillni ato pranë adresës zyrtare info@ieka.al.
Afati për dhënien e mendime/sugjerimeve është 7 (shtatë) ditë nga publikimi në faqen zyrtare të web të IEKA.
Ju faleminderit,