Njoftim mbi propozimet lidhur me ndryshimet e Statutit

Në bazë të vendimeve datë 07.12.2023Asamblesë së Përgjithshme dhe datë 22.12.2023Këshillit Drejtues të IEKAs mbi “Miratimin e ngritjes së Grupit të Punës për rishikimin e Statutit të IEKAs”, është krijuar një Grup Pune për koordinimin e punës. Grupi i Punës është takuar në datat 24 Janar dhe 6 Shkurt 2024 dhe takimi i radhës është në datën 26 Shkurt 2024. Në takimin e datës 6 Shkurt është vendosur përfshirja në këtë proçes rishikimi edhe e Anëtarësisë së IEKA-s.

Përmes këtij njoftimi Anëtarësia e IEKA-s është e lutur të shprehi mendimet apo sugjerimet e tyre në lidhje me ndryshimet e mundshme në Statutin e IEKAs duke i dërguar ato mundësisht brenda datës 23 Shkurt 2024 me afat fundor deri më 01 Mars 2024, në adresen e emailit statuti@ieka.al. Anëtarësia e IEKA-s është e lirë për ti organizuar në formë tabulare, narrative ose në dokumentin bashkëngjitur mendimet apo sugjerime e tyre që do dërgojnë në lidhje me ndryshimet e mundshme në Statutin e IEKAs.