Njoftim mbi Mbledhjen jashtë radhe të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar

Në mbështetje dhe zbatim të ligjit, Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor,
Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar
dhe nenit 9.1 dhe 9.2 të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë “Instituti i
Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, ju njoftojmë se më datë 11.04.2022, ora 12:00, do të
zhvillohet on-line Mbledhja jashtë radhe e Asamblesë së Përgjithshme e Anëtarëve të
Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.