Në mbështetje dhe zbatim të ligjit, Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, ju njoftojmë se, më datë 22.12.2021, ora 10:00, pranë ambjenteve të Hotel Tirana International, salla Classic, do të zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Anëtarëve të Insititutit.