Njoftim mbi Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar

Në mbështetje dhe zbatim të ligjit, Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar dhe të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, meqënëse mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, e caktuar të zhvillohej në datë 22.12.2021, ora 10:00 pranë ambjenteve të Hotel “Tirana International” nuk u zhvillua për shkak të mos plotësimit të kuorumit të pjesëmarrjes, njoftojmë se, më datë 11.01.2022, ora 11:30, pranë ambjenteve të Hotel Tirana International, salla Classic, do të zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Anëtarëve të Insititutit.