Njoftim mbi konstituimin e Këshillit Drejtues dhe zgjedhjen e kryetarit dhe zv/kryetarit.

Më datë 01.11.2021, ora 11:00, pranë zyrave të IEKA-së, në mbështetje dhe zbatim të pikës 6 dhe 7, të nenit 16, të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, “Instituti Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit të Ri Drejtues.

Pas konstituimit të Këshillit, në mbështetje dhe zbatim të statutit, u zhvillua dhe votimi për zgjedhjen e Kryetarit dhe Zv/Kryetarit.

Për pozicionin e Kryetarit, kandiduan: Z.Berti Pashko dhe Z.Erjon Saraçi. Për pozicionin e Zv./Kryetarit, kandiduan: Zj.Nuriona Bërdica dhe Zj.Shpresa Breçani.

Sa më sipër, mbas procesit të votimit dhe numërimit rezultoi se:

Z. Berti Pashko u zgjodhë Kryetar i Këshillit Drejtues dhe, Zj. Shpresa Breçani u zgjodh Zv./Kryetare e Këshillit Drejtues.