Të nderuar aplikant për stazhierë,
Ju Njoftojmë se mbështetur në nenin 15 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditim Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i dryshuar): lidhur me Praktikën profesionale dhe hyrjen në profesion (neni 15,16 dhe 18). Për t'u pranuar në stazhin profesional për vitin 2017, kandidati duhet të depozitojë në
periudhën 1 deri 15 Nëntor 2016 dokumentat e mëposhtëm pranë IEKA-s:

- Kërkesë me shkrim për pranimin në stazh drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit Profesional;
- CV e aktualizuar;
- Kartë Identiteti (kopje);
- Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master” ose;
b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose ;
c) Diplomat e barasvlershme me to, në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar,për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to) - Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
- Dëshmi penaliteti;
- Marrëveshje Stazhi me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare; Marreveshje Stazhi
- Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me punëdhënës të tjere, duke filluar nga që nga 01-Janar-2017;
- Kontratë individuale pune me drejtuesin e stazhit (ref. pika 7.1; 7.2);
- Mandatin e pagesës për tarifen e aplikimit 4000 lek;
Numrat e llogarive bankare të IEKA-s:
Intesa SanPaolo Bank
Nr Llog:1008131801 IBAN: AL11208110080000001008131801
Banka Kombetare Tregtare
Nr Llog:402034661 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
Raiffeisen Bank
Nr Llog:100003298 IBAN: AL89202110130000000100003298
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
IEKA