Njoftim lidhur me rezultatet e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të IEKAs që përfitojnë zgjatje të mandatit për periudhën 2019-2021

Në vijim të njoftimit lidhur me organizimin e shortit për përzgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Drejtues, që do të vazhdojnë mandatin e KD edhe për dy vitet e ardhshme 2019 -2021, ju informojmë sa më poshtë.

Sot në datën 31 korrik 2019, ora 10:30, në ambjentet e Insitutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), u realizua hedhja e shortit për përzgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Drejtues, që do të vazhdojnë mandatin e KD edhe për dy vitet e ardhshme 2019 -2021,. Ky proces u realizua në prani të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues, Drejtorit Ekzekutiv, sekretares së Këshillit Drejtues, Stafit ekzekutiv, si dhe në prani të disa anëtarëve të Institutit të cilët u paraqiten për të qënë prezent gjatë hedhjes së shortit.

Përpara hedhjes së shortit, tre prej anëtarëve të Këshillit Drejtues (Z. Hysen Çela, Zj. Eleonora Telo, dhe Z. Kledian Kodra) njoftuan të pranishmit se nuk dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në hedhjen e këtij shorti. Nga individët e pranishëm u verifikua rregullshmëria dhe përmbajtja e goglave të shortit, në përfundim të së cilës anëtarët si më poshtë përfituan zgjatje të mandatit si anëtarë të Këshillit Drejtues të IEKAs.

  1. Z. Shkëlzen Margjeka
  2. Z. Bujar Osmani
  3. Z. Arqile Mishtaku