Në kuadër të forcimit të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe rritjes së efektivitetit të proceseve të kontrollit të cilësisë në fushën e auditimit, Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) me Vendimin nr.1 datë 29.01.2025, ka deleguar kryerjen e kontrollit të sigurimit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike jo me interes publik tek Organizata Profesionale e Audituesve Ligjorë (IEKA).
Kjo nismë synon jo vetëm vlerësimin e cilësisë së dokumentacionit të angazhimeve të auditimit dhe të nivelit të përputhshmërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, por gjithashtu synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të IEKA dhe në zhvillimin e mëtejshëm të programeve të kualifikimit të vijueshëm profesional.
Delegimi i këtij procesi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve të auditimit dhe konsolidimit të standardeve profesionale në përputhje me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
KRYETARI KD IEKA
22 PRILL 2025