Accountancy Europe, me qëllim përcjeljen e informacionit lidhur me iniciativën e vazhdueshme të Komisionit Evropian (KE) për raportimin e korporatave.ka publikuar materialet mbi:
• shërbimet jo-audituese https://www.accountancyeurope.eu/wp-content/uploads/NAS-2022_Accountancy_EU.pdf
• rotacionin e detyrueshëm të auditorëve https://www.accountancyeurope.eu/wp-content/uploads/Audit-Rotation-2022_Accountancy_EU.pdf
• përkufizimet e subjekteve me interes publik https://www.accountancyeurope.eu/wp-content/uploads/PIE-definition-2022_Accountancy_EU.pdf
• mbikëqyrjen e auditimit https://www.accountancyeurope.eu/wp-content/uploads/Oversight-audit-pub-2022.pdf
Këtu theksohen ndryshimet e regjimeve në të gjitha këto fusha në 30 vende evropiane, pas zbatimit të rregullave të auditimit të BE-së të vitit 2014 dhe efektet e këtyre ndryshimeve të cilat çojnë në kompleksitet, kosto shtesë të pajtueshmërisë dhe vështirësi praktike dhe operative për kompanitë dhe firmat e auditimit që operojnë ndërkombëtarisht.
Accountancy Europe propozon përmirësimin e regjimeve të vendeve për të përmirësuar gjendjen aktuale dhe për të krijuar një ambient të barabartë në Evropë.