Të nderuar Anëtarë
Lidhur me informacionet dhe spekulimet që janë shpërndarë në mënyrë anonime në adresa emaili zyrtare dhe personale, ndër të tjera ka qarkulluar një listë emërore me fituesit e provimeve të sezonit 2023, me qëllim dëmtimin e reputacionit të profesionit të auditimit ligjor. Shpërndarja e kësaj liste prek të dhëna personale të cilat janë të mbrojtura nga legjislacioni në fuqi.
Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë për të identifikuar personat përgjegjës të përfshirë.
Këshilli i Drejtimit të IEKA do të vijojë me angazhimin e tij për të mbrojtur reputacionin dhe ruajtur besimin e anëtarëve të saj.