Të nderuar, kolege
Urojmë të jeni mirë!
Në zbatim të kërkesave të ligjit 126/2024 date 19.12.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, Kreu VI – Dispozita te posaçme për auditimin ligjor te njësive ekonomike me interes publik, neni 45 –“ Raporti për transparencën”, sjellim në vëmendjen tuaj se të gjithë anëtarët të cilët janë angazhuar në auditimin e njësive ekonomike me interes publik, në kuptim të ligjit për auditimin dhe VKM nr. 17, Datë 16.01.2019 “Për përcaktimin e shoqërive të tjera shtetërore ose private, të rëndësishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre”, e ndryshuar kanë detyrimin ligjor të hartimit dhe publikimit të Raportit të Transparencës brenda tremujorit të parë të vitit.
Lidhur me këtë detyrim ju bëjmë me dije se, në pamundësi për të siguruar publikimin në faqen e web të praktikës tuaj, këtë publikim mund ta realizoni si në vijim:
A) Në faqen e web IEKA në rubrikën e veçantë që do të dedikohet për anëtarët e regjistruar si person fizik dhe shoqëritë e auditimit;
B) Në ekstraktin e regjistrit tregtar të QKB të çdo audituesi ligjor (person fizik) apo të shoqërisë auditimit;
C) Në faqet e dedikuara aktivitetit të tyre profesional në rrjetet Linkedin ose Facebook.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mbetemi në dispozicion për çdo sqarim të mëtejshëm.
Berti Pashko
Kryetar KD IEKA