Njoftim

Reagim mbi disinformimin e Z. Julian Saraçi:

I nderuar Z. Saraçi,

Na vjen keq qe per te disaten here disinformoni per Institutin e Eksperteve Kontabel te Autorizuar (IEKA).

Sjellim ne vemendjen tuaj se, ne mbeshtjetje dhe zbatim te Ligjit Nr. 10 091, datë 5.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar” dhe akteve te tjera nenligjore, Komisioni i Provimeve te Aftesive Profesionale (KPAP) ka tagrin ligjor per shpalljen e datave te regjistrimit per sezonin e provimeve per Auditues Ligjor dhe Kontabilist te Miratuar.

Ne baze te vendimit nr. 3, datë 26.09.2022 te Komisionit te Provimeve te Aftesive Profesionale (KPAP) i cili eshte derguar zyrtarisht me email nga Kryetari i KPAP-se, z. Bujar Bendo, i publikuar ne faqet zyrtare te IEKAs, KPAP-ja ka vendosur: “Sezoni i provimeve për vitin 2022 propozohet të fillojë me provimin e parë në datë 17.12.2022”.

Bejme me dije per te gjithe te interesuarit se, deri me sot ne ende nuk kemi nje njoftim ose komunikim te dyte nga KPAP-ja per daten e regjistrimit te kandidateve per Auditues Ligjore dhe Kontabilist te Miratuar. Lidhur me detyrimet qe IEKA ka, informojme se, nepermjet shkreses nr.prot 334/1, date 29.04.2022, Bordit te Mbikeqyrjes publike i eshte percjelle programi i Provimeve te Aftesise Profesionale per kandidatet te cilet aplikojne per marrjen e titullit dhe gjithashtu Vendimi nr.50, date 27.09.2022 i Keshillit Drejtues te IEKAs per percaktimin e dy anetareve dhe Sekretarise Teknike te IEKAs ne KPAP sikurse percaktohet ne ligjin nr. 10091/2009.

Ne vijim, kerkojme nga ana juaj saktesimin e informacionit te shperndare pasi eshte i pasakte si dhe ju sugjerojme ti drejtoheni z. Bujar Bendo i cili eshte Kryetari i KPAP-se per shqetesimet tuaja.