Gjatë datave 29 Nëntor – 01 Dhjetor, në Vjenë do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadër të konferencës Ministeriale për vitin 2022, të organizuar nga Banka Botërore.
Në këtë aktivitet IEKA përfaqësohet nga Drejtor Ekzekutiv, znj. Arminda Qylafku, ndërkohë që delegacioni shqiptar përfaqësohet nga përfaqësues të lartë të ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, përfaqësues të BMP-së si dhe përfaqësuesi i IKM-së.
Në datën 29 Nëntor u zhvillua konferenca e Zyrtarëve të Lartë: PULSAR, REPARIS për NVM-të, STAREP.
Gjatë kësaj konference mbajti fjalën e saj edhe zv.ministra e Financës dhe Ekonomisë, zj. Vasilika Vjero.
Objektivat e Konferencës ishin si më poshtë:
– Mbajtja dhe përfitimi i mbështetjes politike për reformat e raportimit financiar, kontabilitetit dhe auditimit;
– Informimi i politik-bërësve mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare në raportimin financiar, raportimin e qëndrueshmërisë dhe auditimin;
– Ofrimi i mundësisë për rrjetëzim dhe shkëmbim rajonal të përvojave.
