Njoftim

Më datë 8 Nëntor 2022 në ambientet e Bankës Botërore u zhvillua takimi me përfaqësues nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, Kryetar z.Berti Pashko dhe Drejtor Ekzekutiv znj.Arminda Qylafku me ekipin e ASQAR REPARIS z.Jose Simon Rezk dhe z. Pascal Frerejacque.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i programit lidhur me aktivitetet REPARIS për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe ndër të tjera u diskutua mbi suportin që do të ofrohet nga Banka Botërore në zbatimin e këtij programi në vendin tonë dhe në gjithë Evropën Juglindore.

Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e IEKAs shprehën falenderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore në fushën profesionale të Audituesve Ligjor.