Sot më datë 7 Nëntor 2022, pranë ambienteve të Bankës Botërore u zhvillua takimi ndërmjet Përfaqësuesve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) Z. Berti Pashko, Znj.Arminda Qylafku me Perfaqësues të Bankës Botërore Z. Andrei Busuioc dhe Znj. Zvetlana Platon si dhe Përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Gjatë takimit perfaqësuesit e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ngritën edhe një herë shqetësimin në lidhje me amendimin e ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe kontabilistit të miratuar”, duke sjellë në vëmendje faktin se edhe pse Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) është aktor dhe grupi kryesor i interesit, ende nuk i janë vënë në dispozicion draft-amendimet përkatëse.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore bënë me dije se mbas konsultimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, IEKAs do ti vihet në dispozicion draft amendimi përkatës dhe do t’i lihet koha e nevojshme për sygjerimet dhe opinionet e saj.
Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua edhe për projektet e financuara nga Banka Boterore si dhe konferencat që do të zhvillohen në fushën e Auditimit Ligjor ku Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) do të angazhohet me pjesëmarrjen e saj.