Në vijim të Asamblesë së Përgjithshme u zhvillua konferenca vjetore e FCM me fokus në qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke i dhënë një rëndësi të veçantë shoqërive të vogla dhe të mesme të Kontbilitetit dhe Auditimit. Në temat kryesore të cilat u referuan ishte “Gjithcka ndryshon, edhe biznesi” referuar nga Philippe Arraou – French CPA, Former President of FCM. Gjithashtu, z. Oliver Boutellis Taft- CEO, Accountancy Europe në referatën e tij vuri theksin mbi rëndësinë e biznesit duke cituar: “Bussines is not about doing good, It’s about urgently and radically transforming economy and enterprises”.
Z. Vikas Aggarwal- Regional Head of Public Affairs- Europe, Eurasia, the Middle East and the Americans ACCA “Si Firmat e vogla dhe të mesme të Kontabilitetit dhe Auditimit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të krijojnë një botë më të qëndrueshme”.
Z. Claudio Siciliotti – FCM Member and CILEA Vice- President, “Raportimi social-mjedisor: një model referimi”.
Në përfundim të kësaj konference, Presidenti i FCM Giorgio De Giorgi i cili ishte dhe moderatori i kësaj konference, bëri përmbledhjen e konkluzioneve të dala nga këto diskutime dhe falenderoi të gjithë anëtarët për pjesëmarrjen.