Njoftim

U zhvillua ditën e sotme Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Federation of Mediterranean Certified Accountants (FCM) ku morën pjesë përfaqësues nga organizatat anëtare. Në rendin e ditës së mbledhjes ishte prezantimi i web faqes se re të FCM, aprovimi i buxhetit vjetor si dhe zgjerimi i anëtarësisë së FCM.

Gjithashtu u diskutua lidhur me vendin e organizimit të mbledhjes së ardhshme të asamblesë së përgjithshme të FCM. Drejtori Ekzekutiv Znj. Arminda Qylafku dhe Kryetari Z. Berti Pashko propozuan që mbledhja në fjalë të mbahet në Tiranë. Propozimi u mirëprit nga të gjithë anëtarët dhe pas diskutimeve vendosën që Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Federation of Mediterranean Certified Accountants (FCM) të mbahet në Tiranë më datë 5 Maj 2023