Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar njofton të gjithë kandidatët për Kontabilist të Miratuar/Auditues Ligjor, se në mbështetje dhe zbatim të pikës 2 të vendimit nr. 3, datë 26.09.2022 të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP), ka vendosur: “Sezoni i provimeve për vitin 2022 propozohet të fillojë me provimin e parë në datë 17.12.2022”.
Datat e regjistrimit do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të IEKA-s.