31.08.2022
U zhvillua ditën e sotme takimi mes Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar me përfaqësues Kryetarin e Këshillit Drejtues z.Berti Pashko, Drejtor Ekzekutiv znj. Arminda Qylafku dhe Institutit të Kontabilistëve të Miratuar me përfaqësues Kryetar z. Sotiraq Dhamo, Drejtor Ekzekutiv z.Dashamir Begaj. Në këtë takim u diskutua mbi çështjet që prekin dy organizatat për të cilat është e nevojshme të përgatiten propozimet në funksion të mbarëvajtjes së proceseve që prekin interesat e anëtarësisë. Përkatësisht u diskutua për projektin e Bankës Botërore mbi termat e referencës, ndryshimet ligjore mbi ligjin Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar dhe gjithashtu mbi ndryshimet që prektin grupet e interesit të anëtarësive tona lidhur me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Në përfundim të këtij takimi u konkludua një ndarje e disa detyrave nga të dy palët me qëllim vënien në zbatim të procedurave të nevojshme për pikat e diskutuara.