Ne datën 21 qershor 2018, EFAA zhvillon ne Bruksel Konferencën Ndërkombëtare me teme “Transformimi dixhital i SMEve”

Sot më datë 21.06.2018, zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare me temë “Transformimi dixhital i SMEve” në Institutin Belg të Kontabilistëve dhe Këshilltarëve të Taksave, Bruksel. Fokusi i konferencës është ndikimi i dixhitalizimit në shoqëri dhe në SME, si dhe në veçanti, në profesionin e kontabilitetit, i cili kryesisht përbëhet nga praktika të vogla dhe të mesme (SMP- small and medium-sized practices). Folës të nivelit të lartë dhe ekspertë nga e gjithë bota do të ndajnë njohuritë e tyre sesi profesioni i kontabilistëve mund të reagojë më së miri dhe të shfrytëzojë mundësitë e ngritura nga teknologjitë e reja edhe në dobi të klientëve të tyre. Konferenca do të jetë e ndarë në tre sesione, ku pas secilit sesion do të zhvillohen pyetje-përgjigje me qëllim nxitjen e diskutimeve intensive. Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryetari i Këshillit Drejtues, z. Hysen Çela.

Sesioni Parë – PËRDITËSIMI I TEKNOLOGJISË DIXHITALE
Sesioni Dytë – IMPLIKIMET SOCIALE DHE POLITIKE
Sesioni i Tretë – DIXHITALIZIMI PROFESIONAL

Folësit përfshijnë Leon Katnelson Drejtor dhe CTO në IBM Watson, Maximilian Strotmann, Anëtar i Kabinetit të Zëvendës Presidentit Andrus Ansip, Tregu Unik Dixhital, Komisioni Evropian, Michael Cerami, Zëvendëspresidenti i Zhvillimit të Biznesit dhe Aleancave të Korporatave AICPA dhe Veronique Willems, Sekretar i Përgjithshëm i UEAPME, si dhe shumë folës të tjerë të nivelit të lartë.
Në datën 22 qershor 2018, EFAA do të zhvillojë Asamblene e Përgjithshme Vjetore.