Mbledhja e Keshillit Drejtues – Maj 2015

Në datën 25 maj 2015 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të IEKAs në të cilën u vendos thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve në datën 29 qershor 2015, në ambjentet e Hotel Tirana International.  Në këtë mbledhje u shqyrtuan disa raporte dhe propozime të cilat do të paraqiten në Mbledhjen e Përgjithshme të Anëtarëve:

1. Raporti mbi veprimtarinë vjetore të Këshillit Drejtues për vitin 2014 dhe Pasqyrat Financiare të IEKAs për ushtrimin e mbyllur në 31.12.2014;

        

2. Projekt Buxheti i vitit 2016.

 

3. Raporti i Komitetit të Kontrollit të Brendshëm.
 
4. Propozimi për miratimin e një kufi financimi për Realizimin e një Aktiviteti (Konferencë/mbledhje) jashtë vendit për anëtarët e Institutit.

Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan edhe çështje të tjera si:
     

1. Temat e Kualifikimit të Vijueshëm të EKR-ve  – sesioni I 2015
 
2. Programit të Kontrollit të Cilësisë për vitin 2015.
 
3. Çështje të tjera me natyrë administrative e teknike.