Mbledhja e Keshillit Drejtues – Korrik 2015

Në datën 30 korrik 2015 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues në të cilën u shqyrtuan disa raporte dhe propozime dhe në përfundim u miratua:

1. Rregullorja Për Rregullat proceduriale të votimit.

2. Vendimet e KEK për plotësimin/mosplotësimin e detyrimeve të stazhierëve të vitit të parë, të dytë dhe të tretë dhe pajisjen me certifikatat e stazhit të disa kandidatëve.

3. Anëtari i KID për periudhën 30.07.2015 – 11.04.2017 do të jetë Z. Elton Tirana.

4. Çështje të tjera me natyrë administrative e teknike:

– ndjekja e detyrimeve financiare të disa EKR dhe stazhierëve,

– detyrimi për kuotën variabël të EKR të llogaritet dhe të regjistrohet në kontabilitet në masën 0.5 % të shumës së honorareve të faturuara;

– vendosja e tarifa e pagesës për vërtetimet që lëshohen nga IEKA  si më poshtë:

a)  për EKR/stazhierë, të jetë në masën 200 lekë/vertetim.

b)  për shoqëritë audituese të jetë në masën 400 lekë/vërtetim.

c) për vërtetimet që lëshohen nga IEKA në gjuhën anglisht, të jetë në masën 600 lekë/vërtetim.