1. Në lidhje me hartimin e Programit të Punës së Këshillit Drejtues për vitin 2017 u vendos që secilli nga anëtarët e KD të përcaktojë detyrat dhe afatet për realizimin e tyre, sipas fushës përkatëse që mbulon, brenda datës 20 janar 2016, të cilat do të përfshihen në programin vjetor të punës së KD-së për 2017.
2. Pas shqyrtimit të vendimit nr. 1 datë 13.01.2017 të Komitetit të Edukimit të Kandidatëve mbi plotësimin e dokumentacionit të stazhierëve që kanë aplikuar për të filluar stazhin
profesional në janar 2017 Këshilli Drejtues, vendosi:
- Të miratojë listën emërore me 22 kandidatë për EKR të cilët i plotësojnë kriteret për t’u pranuar në praktikën profesionale në vitin 2017;
- Përpara se të marrin pjesë në testimet e parashikuara në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, kandidatët duhet të provojnë se kanë kaluar me sukses të gjitha provimet e aftësive teorike profesionale, që përfshihen në programin që do të hartohet dhe miratohet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, sipas kërkesave të pikave 2 e 3, të nenit 18 të Ligjit “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar” (i ndryshuar). Për të gjitha ato disiplina, që nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë, do të organizohen provime të veçanta (provime shtesë) nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, me të cilat ajo do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dhe njohje;
3. Në lidhje me relacionet e paraqitura nga Komiteti Investigimit dhe Disiplinës dhe vendimin e tij nr. 4 datë 28.12.2016 mbi cështjet e investiguara nga ky Komitet në zbatim të vendimit të Bordit të Mbikqyrjes Publike sipas të cilit KID autorizohet për fillimin e procedurave të investigimit sipas problematikave të ngritura në disa shkresa të dërguara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, u miratuan relacionet dhe vendimi i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të cilat do ti përcillen për shqyrtim dhe miratim Bordit të Mbikqyrjes Publike.
4. Me propozim të Kryetarit të Këshillit Drejtues Z. Hysen Cela, për herë të parë IEKA miraton një Marrëveshje Bashkëpunimi me ACCA (the Association of Chartered
Certified Accountants), sipas të cilës përfitojnë tarifa pagese të reduktuara për të ndjekur provimet ACCA, të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar të ndjekin modulet e kësaj organizate prestigjoze të fushës kontabël. Afati i marrëveshjes është 10.01.2017 – 31.03.2017. Të gjithë provimet (një ose disa të tilla) e organizuara nga ACCA, që do të kalohen me sukses nga kandidatët për EKR do të merren në konsideratë gjatë vlerësimit të përmbushjes prej tyre të kërkesave të programit të përgatitjes për profesionin EKR (curriculen që IEKA do të hartojë për profesionin). Objektivi i kësaj Marrëveshje është që kandidatët të cilët janë aktualisht të regjistruar në stazh (përmes një vërtetimi të dhënë nga IEKA) të përfitojnë kushte më të mira regjistrimi për të ndjekur modulet e kualifikimit të ACCA-së. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, e cila i hap rrugën një marrëveshje më të gjerë për njohje më të thellë në të ardhmen, IEKA dhe ACCA synojnë tu japin mundësi dhe akses stazhierëve dhe anëtarëve dhe ti mbështesë ata në zhvillimin e tyre profesional duke përfituar kushte më të mira regjistrimi në kualifikimin nga ACCA.
ACCA do të mbështesë anëtarët dhe stazhierët e IEKAs të cilët do të kenë kushte speciale për t’u regjistruar për të kryer kualifikimet nëse ky përjashtim është përfituar
nga ata si anëtarë të IEKAs:
Pagesë e vecantë: F1-F3 (GBP 38 euro/provim)
Pa pagesë anëtarësimi për vitin e parë.
Për të mundësuar regjistrimin IEKA do të pajisë me vërtetim anëtarët dhe stazhierët e saj.
Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe vendosi të autorizojë kryerjen e orëve të stazhit për disa stazhierë pranë EKR të tjerë si edhe diskutoi edhe për cështje të tjera me natyrë
teknike e administrative.
Këshilli Drejtues i IEKAs