Mbledhja e Keshillit Drejtues – Janar 2016

Në datën 12 janar 2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të IEKAs. Këshilli mori në shqyrtim dhe miratoi:

  • Programin e tij të Punës për vitin 2016;    
  • Kandidatët për EKR të cilët i plotësojnë kriteret për t’u pranuar në stazhin profesional në vitin 2016;

Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe vendosi lidhur me sa më poshtë:

  • Kërkesat e paraqitura për përjashtim nga kryerja e stazhit profesional të dy kandidatëve;
  • Të miratojë ndarjen e detyrave të anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe përbërjen e Komiteteve dhe krijimin e dy Grupeve të Punës që do të funksionojnë pranë IEKAs;
  • Të nënshkruhet kontrata për Programin AUDIT PACK PEE për SME-të me CSOEC dhe CNCC Francë;
  • Të përmirësohet struktura organizative duke bërë disa plotësime;
  • Në Pasqyrat e Deklarimit të misioneve të miratojë disa ndryshime; si dhe
  • Të nisë procedurat e c’regjistrimit nga regjistri publik për EKR që nuk kanë kryer pagesat e detyrimeve të kuotave profesionale të vitit 2015 deri në datën 31.01.2016;
  • Cështje të tjera me natyrë teknike e administrative.