Mbledhja e Keshillit Drejtues – Janar 2015

Në datën 29 janar 2015 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të IEKAs. Këshilli mori në shqyrtim dhe miratoi:

  • Programin e tij të Punës për vitin 2015;

  • Raportin mbi veprimtarinë e Komitetit të Kontrollit të cilësisë për vitin 2014;

Gjithashtu Këshilli vendosi sa më poshtë:

  • Të mos miratojë kërkesën e paraqitur për përjashtim nga kryerja e stazhit profesional të një kandidati, pasi nuk i plotëson kriteret ligjore e rregullatore;

  • Të miratojë kërkesen e një shtetase shqiptare që ka marrë titullin CPA në një shtet tjetër dhe kërkon të përfitojnë të drejtën e përjashtimit nga kryerja e stazhit profesional dhe dhënia e tre provimeve të aftësisë profesionale;

  • Cështje të tjera me natyrë teknike e administrative.