1. Guida e thjeshtëzuar e auditimit të bëhet e detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë Ekspertët Kontabël të Regjistruar dhe Shoqëritë Audituese, duke filluar nga janari 2015 në të gjitha rastet kur kryhet auditimi i Pasqyrave Financiare të shoqërive të vogla dhe të mesme.
Kjo nuk përjashton detyrimin që kanë Ekspertët Kontabël të Regjistruar dhe Shoqëritë Audituese, për të zbatuar të gjitha kriteret e zbatueshme të SNAve që janë në fuqi.
2. U miratua Projekt Plani i veprimeve të IEKAs që do të dërgohet për t’u publikuar në faqen e internetit të IFAC-ut.
3. U miratua lista emërore me kandidatët për EKR të cilët i plotësojnë kriteret për t’u pranuar në stazhin profesional në vitin 2015 (me propozimin e KEK sipas vendimit nr. 79 dhe 80, datë 23.12.2014).
4. U miratua kërkesa e 2 stazhierëve për kryerjen e orëve të stazhit pranë EKR të tjerë.
5. Cështje të tjera me natyrë teknike e administrative.