Në Romë, Itali, në mjediset e Institutit të Audituesve dhe Kontabilisteve të Italisë (Consiglio Nazionale dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili – CNDCEC) u mbajt mbledhja e Këshillit dhe Asambleja e Përgjithshme vjetore e Federatës së Ekspertëve Kontabël të Vendeve te Mesdheut (Fédération des Experts Comptables Mediterrenéens – FCM). Takimi radhës ju kushtua vlerësimit të arritjeve dhe nevojës për qëndrueshmëri dhe ecuri të mëtejshme të këtij organizimi me rëndësi të madhe për profesionin e kontabilistit dhe audituesit në rajonin tonë. Rritja me anëtarë të rinj, dhe veçanërisht rikonsiderimi i rolit të organizmit italian CNDCEC, përbëjnë një moment të rëndësishëm në këto zhvillime.
Duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm në interes të profesionit, Mbledhja e Asamblesë së përgjithshme të FCM-së, në mënyrë unanime zgjodhi Z. Hysen Çela, zv/president të FCM-së (FCM deputy President).