Mbi Vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë Nr. 28, datë 24.03.2020

Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak i Tiranës me Vendimin Nr. 28, datë 24.03.2020 “Për krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit dhe shtyrjen e afateve të aplikimit për programet sociale të strehimit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19” vendosi:

  1. Në kuadër të marrjes së masave për lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni COVID -19 Bashkia Tiranë vendosi:

    a. Të shtyjë afatin e aplikimit të muajit Mars të fazës së parë për programin social të strehimit “Subvecioni i qirasë”, deri në datën 10 prill 2020.
    b. Të shtyjë afatin e aplikimit për të përfituar nga programi “Subvencionimi i interesave të kredisë” deri në datën 17 Maj 2020.
     

  2. Lehtësimin e barrës fiskale për biznesin, duke vendosur:

    a. Përjashtimin nga pagesa e shfrytëzimit të tarifës së zënies të hapësirës publike për muajin Mars-Prill 2020.
    b. Shtyrjen e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore, nga muaji Prill për në fund të muajit Qershor 2020.
    c. Shtyrjen e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore të muajit Qershor për në fund të muajit Gusht 2020.
     

  3. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Njësitë Administrative/Lagjet, për zbatimin e këtij vendimi.

Për të shfaqur Vendimin e plotë, kliko këtu